Analisti, Kastriot Jahaj ka deklaruar se është “absurde” pjesëmarrja dhe përgjegjësia e Dejona Mihalit si “Kordinatore e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje”, pasi që ajo nuk ka qenë as gjatë fushatës zgjedhore por as edhe në listën e deputetëve gjatë zgjedhjeve të fundit të mbajtura në shkurt të 2021.
Jakaj ka deklaruar në Debat Plus” se është “e pasinqertë” dhe e “pamenduar mirë” të themi se kjo kohë është lënë për ngritje të aktakuzave nga Prokuroria Speciale.
“Dejona Mihali nuk ka lindur nga qielli. Ne I kemi votuar ata deputetë. Dejona nuk ka qenë në kohën e fushatës as në lista të deputetëve, por me ardh ajo është pak absurd. Nuk duhet të paragjykojmë Dejonen se është nga Shqipëria por duhet të I shohim veprimet e saja. Pse po ftohet njëri nga njerëzit e afërt të Kurtit nga Prokuroria Speciale. Duhet me qenë të kujdesshëm me këtë pjesë”, vijoi Jakaj.
Jakaj deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka armiq të “vërtetë” por vetëm ata të cilët i shpallë ajo, pasi që edhe din se si të luftojë politikisht me ta.
“Armiqët e brendshëm të VV-së janë ata që VV-ja e shpall si armiq. Jo armiq të vërtetë. Vetëvendosja din kanë me e shpallë armiq, pasi që din se si mi luftu ata. Pak e pasinqertë dhe pamenduar mirë me thane që me qëllim e lanë në këtë kohë me ngrit aktakuza prokuroria, në kohën kur kemi se mbi 2700 tender një burimor nga kjo qeveri, kemi skandalin me KEK, ku ZRRE-ja, përpos paralajmërimeve që I ka dërguar KEK-ut I ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit, disa here. Tregtia që po bëni me energji elektrike është e paligjshme, po e bëni me një kompani të palicencuar. Mandej ka dale që ajo kompani ka lidhje në Slloveni dhe Serbi”, vijoi Jakaj.