Blendi Hodai, analist ka deklaruar se sistemi i drejtësisë ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i kapur. Hodai deklaroi se këtë e thonë ndërvite Raporti i Progresit.
Hodai deklaroi në “Debat Plus” se në Raportin e Progresit është një fjali që përsëritet që dhjetë vitet e fundit se ‘sistemi i drejtësisë është I ndikueshëm politikisht dhe i cënueshëm nga ndikimet e jashtme’.
“Nuk do mend me u konstatu se sistemi i drejtësisë është i kapur, ka qenë dhe vazhdon të jetë. Flas në bazë raporteve dhe jo përvojave personale.
Në qoftë se shihni Raportin e Progresit në dhjetë vitet e fundit thuhet se ‘sistemi i drejtësisë është I ndikueshëm politikisht dhe i cënueshëm nga ndikimet e jashtme’. Kjo e dëshmon se sistemi i drejtësisë është I kapur”, deklaroi Hodai.