Detajet/ Pronat milonëshe dhe provat e konfiskuara të Millan Radoiçiq

Aktuale

Detajet/ Pronat milonëshe dhe provat e konfiskuara të Millan Radoiçiq

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 22:06
Millan Radoiçiq

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti ditë më parë aktakuzë ndaj 45 personave për përfshirje në sulmin e armatosur terrorist në veri të Kosovës, në Banjskë një vit më parë, ku u vra rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Provat që u konfiskuan në pronat e Millan Radoiçiqit e që janë përfshirë në akuzën për terrorizëm nga grupi terrorist i përbërë nga 44 serbë, nga Prokuroria Speciale ka edhe një propozim për konfiskim, ku thuhet: Të konfiskohen mjetet e veprës penale dhe dobia pasurore e veprës penale e të pandehurve, të cilat përbëhen nga: Dy pllako të antiplumbit me dy mbrojtës gjetur në vilën e të pandehurit Milan Radoiçiq te Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok.

“Router Hauwei AR160 me nr. serik 2150010238256490059YAR169Y - gjetur në vilën e të pandehurit Millan Radoiçiq tek Liqeni i Ujmanit – Zubin Potok; 26. Router Hauwei me nr. serik 2102351366DMH5000291 gjetur në vilën e të pandehurit Millan Radoiçiq tek Liqeni i Ujmanit – Zubin Potok; 27. Një thikë/hanxhar gjetur në vilën e të pandehurit Millan Radoiçiq tek Liqeni i Ujmanit – Zubin Potok; 28. DVR Hik Vision me nr. serik E71446939 gjetur në vilën e të pandehurit Millan Radoiçiq tek Liqeni i Ujmanit – Zubin Potok; 29. Një DVR me nr. serik 3208H11609080013, gjetur në lokalin (Restorantin Grey) e të pandehurit Millan Radoiçiq; 30. Katër USB gjetur në banesën (Pent House) e të pandehurit Milan Radoiçiq; 31. Pesë gëzhoja të armës gjetur në banesën (Pent House) e të pandehurit Milan Radoiçiq; 32. Një kamerë GO PRO SSD gjetur në banesën (Pent House) e të pandehurit Milan Radoiçiq; 33. Një Dron me nr. serik MR15025 gjetur në banesën (Pent House) e të pandehurit Milan Radoiçiq; 34. Një (1) Video kamerë Sony me kartelë SSD gjetur në banesën (Pent House) e të pandehurit Milan Radoiçiq; 35. Një DVR, lloji “TVT” me nr. serik 3316HD1612100008 gjetur në banesën (Pent House) e të të pandehurit Milan Radoiçiq; 36. Një Laptop “ACER” me nr. serik NHQ1LEX029712099D966600 gjetur në zyre të lokalit (Restorantit Grey) të pandehurit Milan Radoiçiq; 37. Një fletore me disa fletë me shënime gjetur në zyre të lokalit (Restorantit Grey) të pandehurit Milan Radoiçiq; 38. Material ngjyrë argjendi (aliazh) gjetur në zyre të lokalit (Restorantit Grey) të pandehurit Milan Radoiçiq”.

Sipas aktakuzës, të cilën Prokuroria Speciale e Kosovës e ngriti kundër 45 personave më 11 shtator sipas Urdhrit ndalues përfundimtar të dt.03.11.2023 ishte Villa tek Ujmani në Zubin Potok me objektet përcjellëse, lidhur me të pandehurin Millan Radoiçiq; Barka/Anija me targa BO-380-BG, në Villen tek Ujmani në Zubin Potok me objektet përcjellëse, lidhur me të pandehurin Millan Radoiçiq; Motor me katër rrota me targa ÇU-AAH-21 në Villen tek Ujmani në Zubin Potok me objektet përcjellëse, lidhur me të pandehurin Milan Radoiçiq; Një veturë Mercedes me targa “BG-1769-CL” ngjyrë e zezë dhe çelësi i kësaj veture, gjetur në garazhën e banesës “Pent House” me adresë në “Çika Jovina” në Mitrovicë të Veriut, lidhur me të pandehurin Millan Radoiçiq; Një veturë Mercedes me targa “BG-1882-CB” ngjyrë e zezë dhe çelësi i kësaj veture, gjetur në garazhën e banesës “Pent House” me adresë në Rr.“Çika Jovina” në Mitrovicë të Veriut, lidhur me të pandehurin Milan Radoiçiq; Një (motor) 40 – ngjyrë e kuqe, gjetur në në garazhën e banesës “Pent House” me adresë në Rr.“Çika Jovina” në Mitrovicë të Veriut, lidhur me të pandehurin Millan Radoiçiq,

Banesë “Penthouse” në Rr.”Çika Jovina” në Mitrovicë të Veriut lidhur me të pandehurin Millan Radoiçiq; Lokali “Restorant Grey” duke përfshirë aneksin – zyrën e Restorantit, me adresë në Rr.“Çika Jovina” në Mitrovicë të Veriut lidhur me të pandehurin Millan Radoiçiq.

Më 24 shtator të vitit 2023, një grup i armatosur terrosist me në krye ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Nga sulmi mbeti i vrarë, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat