Zëvendësministri i mbrojtjes paralajmëron padi ndaj “shpifjeve për kontratat e ushqimit brenda ministrisë”

Aktuale

Zëvendësministri i mbrojtjes paralajmëron padi ndaj “shpifjeve për kontratat e ushqimit brenda ministrisë”

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 22:36
Shemsi Syla

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla është deklaruar se gjithë personat që janë marrë dhe kanë bërë “spekulime” gjoja se janë sekret shtetëror çështja e ushqimit brenda Ministrisë së Mbrojtjes do të ballafaqohen me Prokurorinë.

Ai ka shtuar se ka qenë kontratë e rregulltë çështja e ushqimit brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

“Nuk ka qenë kontratë për oriz dhe pasul. Ka qenë kontratë e rregulltë, me procedurë të rregullt. Ju lutem dispononi dhe gjurmoni gjitha dokumentacionet e mundshme. Për të gjitha procedurat se si kanë shkuar mundeni me i marrë tek organet gjegjëse. Të gjitha janë spekulime.

Jo nuk është sekret shtetëror çështja e ushqimeve brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk e di ku e kanë gjetur këtë term. Me gjithë këta njerëz që shpifin dhe degradojnë integritetin njerëzor dhe institucional, njerëz që punojnë në institucione do të përballen me prokurorinë”, deklaroi Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat