Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq me të cilën ka diskutuar edhe për Kosovën.
Lideri turk ka thënë së është i rëndësishëm vazhdimi i procesit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.
Dy liderët janë takuar në Nju Jork në margjinat e sesionit 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, Erdogan e Vuçiq kanë folur për bashkëpunim mes Turqisë dhe Serbisë.