Erdogan ka takuar sot Vuçiqin në Nju Jork, kanë folur edhe për dialogun Kosovë- Serbi

Aktuale

Erdogan ka takuar sot Vuçiqin në Nju Jork, kanë folur edhe për dialogun Kosovë- Serbi

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 23:42
Foto nga takimi

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq me të cilën ka diskutuar edhe për Kosovën.

Lideri turk ka thënë së është i rëndësishëm vazhdimi i procesit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Dy liderët janë takuar në Nju Jork në margjinat e sesionit 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës turke, Erdogan e Vuçiq kanë folur për bashkëpunim mes Turqisë dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat