Ish-atashehu ushtarak në SHBA: Nuk shoh rrezik për një luftë me Serbinë

Aktuale

Ish-atashehu ushtarak në SHBA: Nuk shoh rrezik për një luftë me Serbinë

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 00:14
Xhavit Gashi

Ish-atashehu ushtarak i Kosovës në SHBA, Xhavit Gashi, ka thënë se nuk sheh ndonjë rrezik për sulm të Serbisë ndaj Kosovës, me prezencën aktuale të NATO-s në Kosovë.

Gashi i pyetur për bazat ushtarake të Serbisë në afërsi të kufirit me Kosovën ka thënë se ato në vete përbëjnë rrezik, por me prezencën e NATO-së nuk mund të ketë një sulm ndaj Kosovës, pasi sipas tij kjo do të thoshte luftë me NATO-n

“Në vete ato duhet të llogariten si kërcënuese, mirëpo në nivelin e rrezikshmërisë apo drosë të një sulmi shtetëror të Serbisë ndaj Kosovës derisa NATO është në Kosovë, unë nuk shoh ndonjë rrezik. Me misionin e tanishëm të NATO-s dhe me përforcimet e saj në Kosovë unë nuk shohë ndonjë rrezik”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se kjo nuk do të thotë që Kosova nuk duhet të investojë në siguri, pasi sipas tij, sulmi në Banjskë ka treguar rëndësinë e investimit në Policinë e Kosovës.

Ndryshe, zyrtarë qeveritar vazhdimisht kanë thënë se rreziku  i një lufte me Serbinë ekziston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat