Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së fundi ka dalë në opinion me një ide të çuditshme, për të cilën ka marëë shumë kritika të ashpra.
Ai ka dhënë idenë për “transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”.
Publicisti Mialim Nela, ka thënë se pas kësaj dejlarate fshihet qëllimi djallzor i Edi Ramës.
Sipas tij, “ideja e Ramës për shtetin Bektashi është e gatuar në Beograd për t’i dhënë Aleksander Vuçiçit një alibi të krijojë shtet fetar serb brenda territorit të Kosovës!”
Postimi i plotë:
QËLLIMI DJALLËZOR PAS "SHTETIT BEKTASHI"!
Ndryshe nga çfarë po llomotitet në studiot e ERTV-se, unë mendoj se ideja e Ramës për shtetin Bektashi është e gatuar në Beograd për ti dhënë Aleksander Vuçiçit një alibi të krijojë shtet fetar serb brenda territorit të Kosovës!
Edhe sipërfaqja e zgjedhur fiks sa e Manastirit të Deçanit nuk është rastësore!
Nuk ka lidhje as me Soros e as me ndonjë faktor tjetër ndërkombëtar!