Shtet bektashi brenda shtetit/ Nela: Ideja e Ramës e gatuar në Beograd – Ky është dëmi që do t’i bëjë Kosovës!

Aktuale

Shtet bektashi brenda shtetit/ Nela: Ideja e Ramës e gatuar në Beograd – Ky është dëmi që do t’i bëjë Kosovës!

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2024 Në ora: 00:47
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së fundi ka dalë në opinion me një ide të çuditshme, për të cilën ka marëë shumë kritika të ashpra.

Ai ka dhënë idenë për “transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”.

Publicisti Mialim Nela, ka thënë se pas kësaj dejlarate fshihet qëllimi djallzor i Edi Ramës.

Sipas tij, “ideja e Ramës për shtetin Bektashi është e gatuar në Beograd për t’i dhënë Aleksander Vuçiçit një alibi të krijojë shtet fetar serb brenda territorit të Kosovës!”

Postimi i plotë:

QËLLIMI DJALLËZOR PAS "SHTETIT BEKTASHI"!

Ndryshe nga çfarë po llomotitet në studiot e ERTV-se, unë mendoj se ideja e Ramës për shtetin Bektashi është e gatuar në Beograd për ti dhënë Aleksander Vuçiçit një alibi të krijojë shtet fetar serb brenda territorit të Kosovës!

Edhe sipërfaqja e zgjedhur fiks sa e Manastirit të Deçanit nuk është rastësore!

Nuk ka lidhje as me Soros e as me ndonjë faktor tjetër ndërkombëtar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat