Një vit nga sulmi në Banjskë/ Krerët e shtetit e ambasadorë bëjnë homazhe në nderim të heroit Afrim Bunjaku

Aktuale

Një vit nga sulmi në Banjskë/ Krerët e shtetit e ambasadorë bëjnë homazhe në nderim të heroit Afrim Bunjaku

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 06:58 Përditësuar në ora: 10:40 më 24.09.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

1 vit nga Banjska, Kurti: Serbia duhet të jap përgjegjësi, kërkojmë ndihmën e faktorit ndërkombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëvjetorin e agresionit të Banjskës dhe rënies së heroit Afrim Bunjaku, u shpreh se sakrifica e tij ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe siç tha ai, për gjeneratat e ardhshme.

Kurti u shpreh se Serbia është përgjegjëse dhe duhet të jap përgjegjësi, ndaj u shpreh se në këtë pikë kërkohet mbështetjen dhe ndihma e faktorit ndërkombëtar.

“Kjo sakrificë, ky flijim i rreshterit të policisë, heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, ia ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe për gjeneratat e ardhshme”.

“Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë policë të tjerë dhe ata policë që ishin në betejë bashkë më, nuk lejuan që kufoma e Afrim Bunjakut, trupi i pajetë i heroit tonë të bie në duart e forcave armike”.

“Serbia është përgjegjëse, andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi, e në këtë pikë ne kërkojmë mbështetjen, ndihmën, përkrahjen e faktorëve ndërkombëtar”, u shpreh Kurt

Konjufca kujton heroin Bunjaku: Ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe të paprekshmërisë territoriale

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në njëvjetorin e rënies së tij.

Konjufca u shpreh se ai është heroi i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe të paprekshmërisë territoriale.

Ai gjithashtu tha se Afrim Bunjaku dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet, si duhet të jepet jeta.

“Afrim Bunjaku është heroi i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit dhe të paprekshmërisë territoriale.  Ai e dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet, se si duhet të jepet jeta dhe se si duhet të vetmohohet individi për të mirën e përgjithshme, për lirinë tonë e cila duhet të kultivohet pa ndërprerë prej të gjithë ne, prandaj ai e la shembullin më të vyer edhe për vëllezërit e motrat e tij që vazhdojnë detyrën në Policinë e Republikës së Kosovës se si duhet të veprojë njeriu në momentet vendimtare, kur e kërkon shteti dhe Republika”, u shpreh Konjufca.

Krerët e shtetit e ambasadorë bëjnë homazhe në nderim të heroit Afrim Bunjaku

Në shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterit policor, Afrim Bunjaku, i vrarë nga sulmi terrorist në Banjskë, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e një pjesë të kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe dhe kanë përuruar pllakën përkujtimore në nderim të rreshterit Bunjaku.

Pas vizitës tek familja, për nder të heroit dhe nën patronatin e kryeministrit, do të mbahet Akademi Përkujtimore në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.

Më 24 shtator 2023, një grup i uniformuar i serbëve ka kryer sulm terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në pritë ishte vrarë fillimisht polici-rreshter, Afrim Bunjaku. E në aksionin pasues të Policisë së Kosovës, grupi u grumbullua në Manastir. Në luftime u vranë tre sulmues e pjesa tjetër e grupit iku.

Një vit nga rënia e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku

Sot shënohet njëvjetori i rënies së Heroit Afrim Bunjaku. Rreshteri policor Afrim Bunjaku u vra nga një sulm terrorist në veri të vendit, nga bandat kriminale serbe, të armatosura e të maskuara në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot organizohen aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së heroit Afrim Bunjaku.

Në ora 09:00, do të ketë vizita te familja e Heroit Afrim Bunjaku, në orën 09:30 do të bëhen homazhe te varri i Heroit Afrim Bunjaku dhe vendosen kurora me lule, si dhe do të bëhet përurimi i rregullimit të pllakës dhe varrit të heroit.

Po ashtu në shënim të kësaj ditë nga ora 15:00, mbahet akademia Përkujtimore në sallën e Kuqe, Pallati i Rinisë- Prishtinë.

Më 24 shtator 2023, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Nga ky sulm agresioni një pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreshteri Afrim Bunjaku ishte vrarë në orët e para të së dielës në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare pati dënuar sulmin në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat