Hamiti: Më 9 shkurt, qytetarët e kanë mundësinë ta nxjerrë Kosovën prej këtij bataku shoqëror e politik

Aktuale

Hamiti: Më 9 shkurt, qytetarët e kanë mundësinë ta nxjerrë Kosovën prej këtij bataku shoqëror e politik

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 10:06
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka komentuar pretendimet e Qeverisë së rritja ekonomike është përtej parashikimeve.

Ai ka bërë me dije se në kohen kur Kosova është e izoluar dhe nuk ka asnjë njohje, Qeveria ndihet krenare me disa veprime të saj.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se më 9 shkurt, qytetarët e Kosovës e kanë mundësinë që ta nxjerrin Kosova nga bataku shoqëror e politik.

“Kosovë e sanksionuar ndërkombëtarisht, me Qeveri krenare të Vetëvendosjes për arritje gjoja përtej parashikimeve. Nuk e kemi asnjë njohjë të re të Kosovës për katër vjet; kishim dështim spektakolar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës sivjet, por Qeverinë e kemi krenare. Kosova vend me korrupsion të rëndë qeveritar, siç e ka thënë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e vet dhe po e shohim përditë me tenderët masivë njëburimorë që s’kanë të sosur. Njerëzit po e braktisin Kosovën me të madhe në kohën e “Qeverisë së Shpresës”. Më 9 shkurt 2025, votuesit do ta kenë mundësinë të zgjedhin më mirë për ta nxjerrë Kosovën prej këtij bataku shoqëror e politik”, ka shkruar Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat