Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me rastin e njëvjetorit të rënies së tij.
Haradinaj ka thënë se porosia e rënies së Heroit Bunjaku është që Kosova ka njerëz që mbrojën gjithë territorin e saj, rendin e ligjin, të drejtat kushtetuese edhe shtetin ligjor.
“Në njëvjetorin e rënies së rreshterit të Policisë tashmë Heroit të Kosovës Afrim Bunjaku, në sulmin terrorist në Banjskë, e nder të varri i tij.
Porosia e rënies heroike të tij është që Kosova ka njerëz që mbrojnë Kosovën, e mbrojtën gjithë territorin e Kosovës, rendin dhe ligjin të drejtat kushtetuese edhe shtetin ligjor. Afrim Bunjaku me jetën e tij e dërgoj këtë porosi, i përulemi me respekt”, u shpreh Haradinaj.