Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Aivo Orav, ka bërë nderime për pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra tragjikisht në krye të detyrës në sulmin e Banjskës që u krye nga formacioni paramilitar serb në krye me Milan Radojiçiq.
“Lutjet e mia janë për familjen e tij, kolegët dhe popullin e Kosovës që kërkon drejtësi”, ka shkruar Orav.
“BE-ja bën thirrje për ndjekje të shpejtë penale të atyre që janë përgjegjës dhe ripohon përkushtimin e saj ndaj drejtësisë dhe llogaridhënies.
Është një kujtesë e nevojës për përpjekje të vazhdueshme për ruajtjen e sigurisë dhe avancimin me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet tutje në reagimin e Zyrës së BE-së.