Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka bërë homazhe sot tek varri i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.
Hovenier në një postim në “X” ka thënë se ShBA pret që të përfshirët në atë krim të tmerrshëm të mbajnë përgjegjësi.
“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në detyrë gjatë sulmit në Banjskë, një vit më parë sot.
Shtetet e Bashkuara ripërsëritin thirrjen e saj, dhe është pritja jonë që autorët dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në atë krim të tmerrshëm të mbajnë përgjegjësi të plotë”, ka shkruar Hovenier.