Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka folur në një intervistë për Financial Times edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën Kuti është pajtuar në marrëveshjen e fundit Ohër-Bruksel e për të cilën ka një presion të madh nga faktori ndërkombëtar për ta themeluar.
Gjithashtu Asociacion kërkohet me ngulm edhe nga Beogradi zyrtar.
Megjithatë kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’mund të ketë një super minoritet serb në Kosovë ashtu siç dëshiron Beogradi.
“Unë nuk dua që askush të jetë i privilegjuar, gjithashtu s’dua që askush të jetë i diskriminuar. S’mund të ketë super-minoritet siç dëshiron Beogradi”, ka thënë Kurti për Financial Times.