Pse serbët zgjodhën Banjskën për sulm? Flet eksperti i sigurisë

Aktuale

Pse serbët zgjodhën Banjskën për sulm? Flet eksperti i sigurisë

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 13:22
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka folur për agresionin në Banjskë që ka ndodhur një vit më parë nga një grup i serbëve i drejtuar nga Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe.

Në Kosova Today, ai ka deklaruar se relievi në Basnjëksë është i thyeshëm dhe i përshtatshëm për veprime të tilla, si ai 24 shtatorit të vitit 2023.

“Por çka është interesante është të pyetet në aspektin strategjik, pse është përzgjedhur pikërisht Basnjka si pikë e këtij grupacionit sepse mbrëmë isha në Banjskë në orët e vona, e kam vërejtur nga aspektet e relievit është i përshtatshëm për veprime të tilla”.

“Problematike kryesore është relievi i thyeshëm dhe i përshtatshëm për veprime diversante, të grupacioneve të karakterit ushtarak sepse nuk kemi të bëjmë me individët që e kanë shprehur nga vet dëshira, në kuptimin e asaj të veprimeve terroriste, por janë të strukturara, e tejkalon edhe veprimin terrorist, pra janë veprime diversante të bëra nga ana e shtetit të Serbisë”.

“Sepse formacionet, pozicionimi dhe të gjithë armatimi që është gjetur nuk është se i përket grupacioneve terroriste, por është armatim që i përkasin grupacioneve ushtarake të një shteti tjetër, pra këtu jemi duke folur për shtetin e Serbisë”, ka thënë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat