Idrizi viziton familjen e heroit, Afrim Bunjaku: Do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja

Aktuale

Idrizi viziton familjen e heroit, Afrim Bunjaku: Do të mbetet udhërrëfyes për gjeneratat e reja

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 13:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar familjen e heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut, në njëvjetorin e vdekjes si pasojë e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Pas vizitës në familje, Idrizi me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule pranë varrit të heroit në fshatin Samadrexhë.

“Në 1 vjetorin e rënies heroike në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit, me nder dhe krenari përkujtojmë heroizmin e heroit, rreshterit Afrim Bunjaku.

Fillimisht vizituam familjen Bunjaku, për të ndarë dhimbjen dhe krenarinë për birin e tyre, që Kosova e Vushtrria do ta kujtojnë gjithmonë me krenari, e më pas bëmë homazhe dhe vendosëm kurora lulesh pranë varrit të heroit në fshatin Samadrexhë.

Vepra e heroit Afrim Bunjaku, do të mbetet përgjithmonë udhërrëfyes për gjeneratat e reja, se si duhet dhe mbrohet atdheu”, ka shkruar Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat