Shtyhet për një ditë tjetër raporti financiar i KPMM-së

Aktuale

Shtyhet për një ditë tjetër raporti financiar i KPMM-së

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 14:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nuk ka arritur ta shqyrtojë të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Me propozim të shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ky raportim u shtye për një ditë tjetër.

Po e shoh qe mbledhja ka filluar me tensionim, i kuptoj brengat e juaja në raport me mandatin e stafit, por nuk e shoh që kemi pasur rast të jashtëzakonshëm, pasi gjithmonë kemi pasur edhe stafin përgjegjës, në cilin do rast. Propozoj që ky raportim të shtyhet, gjithashtu që bordi aktual të merr përsipër që raportimin dhe ta bëjnë raportimin para këtij komisioni në një mbledhje të ardhshme”, u shpreh ajo.

Pro shtyrjes së këtij raportimi u shpreh edhe deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Pajtohem sepse mendoj që është më mirë me shty dhe secili bord që është duhet me raportu edhe për bordin e kaluar, nëse ju pajtoheni që me shty por jam e bindur që asgjë s’ka me u shtua”, u shpreh ajo.

E deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se Bordi i KOST-it ka përgjegjësi dhe se raportimi duhet të bëhet sa më shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat