Pjesëtarë të Inspektoratit Policor të Kosovës kanë bërë homazhe në nderim të përvjetorit të rënies në detyrë të heroit Afrim Bunjaku.
Në një postim në Facebook thuhet kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj, me bashkëpunëtorë nderuan sot heroin e Kosovës Afrim Bunjaku.
“Me rastin e njëvjetorit të vrasjes së Heroit Rreshter Afrim Bunjakut në krye të detyrës, në mbrojtje të rendit dhe sigurisë, kryeshefi ekzektutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj dhe zyrtarë të lartë të IPK-së, bënë homazhe te varri i tij për të nderuar veprën dhe heroizmin e tij”,thuhet në njoftim.