Konjufca për Bunjakun: Me ndërgjegje të lartë u gjend përballë paramilitarizmit të vjetër të Serbisë

Aktuale

Konjufca për Bunjakun: Me ndërgjegje të lartë u gjend përballë paramilitarizmit të vjetër të Serbisë

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 15:09
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin Xhelal Sveçla kanë bërë homazhe pranë varrit të rreshterit Afrim Bunjaku.

Konjufca ka thënë se Afrim Bunjaku dha jetën dhe mesazhin e qartë se shteti i Kosovës përcakton çdo cep të territorit të saj, ku aty do të vazhdon të triumfojë kushtetutshmëria, realiteti i pakthyeshëm pavarësisht kërcënimeve të Serbisë.

“Rreshter Afrimi na tregoi me modestinë e tij të punëtorit të sovranitetit dhe ligjshmërisë, se heronjtë e lirisë dhe heronjtë e shtetësisë përcaktojnë dy etapa të ndryshme të të njëjtës aspiratë e qëllimësi të lartë. Me ndërgjegje të lartë ai u gjend përballë paramilitarizmit të vjetër të Serbisë, për të mbrojtur me dinjitet atë çka e kërkon detyra dhe aspirata e kahmotshme përparimtare e popullit tonë, duke konfirmuar se Republika e Kosovës e mbron dhe e avancon vetveten, e organizuar në mënyrë shtetërore e në mënyrë sistematike”, ka shkruar Konjfuca në Facebook.

Derisa, ai ka thënë se nga heroi Afrim Bunjaku do të frymëzohen të gjithë qytetarët e vendit.

“Vetëmohimi i tij është shembulli më i vyer për të gjithë, se si duhet të veprojmë në momentet vendimtare kur e kërkon shteti dhe Republika. Jo vetëm që do ta kujtojmë e nderojmë, por dhe do të frymëzohemi prej tij të gjithë”, shkroi kryeparlamentari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat