Mes tensioneve dhe përplasjeve është zhvilluar mbledhja e Komisionit për Ekonomi në të cilën nuk u arrit të shqyrtohet Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM për vitin 2023. Përplasja filloi pas insistimit të Kryesuesit të Bordit të KPMM-së, Habib Basholli, i cili kërkoi që në raportim të ulët edhe ushtruesi i detyrës, Sali Mulaj për të prezantuar raportin për vitin 2023. Porse, me këtë nuk u pajtua kryetari i Komisionit, Ferat Shala, i cili tha se i njëjti është U.D me afat të skaduar.
Shala i është drejtuar kryesuesit Basholli duke i thënë se rregullin e bënë ai vet.
Shala: I nderuari kryetar i bordit, rregullin dhe rendin këtu e bëjë unë, jo ti
"I nderuari kryetar i bordit rregullin dhe rendin këtu e bëjë unë, jo ti. Ftesën dhe e-mail e ke marrë zyrtarisht me kohë, ne kemi ftuar bordin e KPMM-së për raportim dhe anëtar bordi jeni vetëm tre. A e ke të qartë?
Ndërsa, Basholli derisa ishte duke e prezantuar bordin, Sali Mulajn e ka prezantuar si drejtor.
Basholli: Sali Mulaj drejtor i KPMM-së
“Ne e kemi marrë një ftesë prej juve, kemi pas kënaqësinë për me ardhur të raportojmë raportin vjetor për vitin 2023, dhe për këtë arsyeje kemi ardhur me pjesëmarrje, Nasuf Mjeku, anëtar bordi, Bahri Karaça, anëtar i bordit, Sali Mulaj drejtor i KPMM-së, drejtor i përgjithshëm”, tha ai.
Pas kësaj ka reaguar deputeti Shala.
Shala: A është drejtor apo UD, tregona prej kur është drejtor meqenëse po e prezanton
“A është drejtor apo UD, tregona prej kur është drejtor meqenëse po e prezanton”, ka pyetur Shala.
Për këtë, Basholli ka thënë se i njeri është U.D, mirëpo ka shtuar se është duke u rekrutuar pozita e drejtorit.
Basholli: Është U.D, unë e kam gjet aty, ju e keni mbajt aty
“Është U.D, unë e kam gjet aty, ju e keni mbajt aty, dhe unë kam procedurë derisa të zgjidhet drejtori tjetër vendin të mos e le të zbrazet, është duke u rekrutuar pozita e drejtorit...08:01 Bëhen katër muaj që ne kemi marrë detyrën si kryesues të bordit në bord dhe lidhur me raportin e vitit 2023, ne nuk jemi pjesë pune aty, dhe për ata unë menjëherë ja kaloj fjalën drejtorit që ta prezantojë këtë raport, sepse është pjesë e punës së bordit të kaluar ”, ka thënë Basholli.
Ndërsa, Shala ka thënë se Mulaj nuk është drejtor, është U.D me afat të skaduar, ligji është i qartë.
Shala: Mulaj nuk është drejtor, është U.D me afat të skaduar, ligji është i qartë
“Përkundër paralajmërimeve edhe zyrtare dhe publike, ligji është i qartë në komision raporton bordi, është përgjegjës bordi, katër muaj ju jemi prit për me pas raportin. I nderuari Mulaj nuk është drejtor, është U.D me afat të skaduar, ligji është i qartë, edhe pse jam i bindur se dinë, nuk mund të raportoj Mulaj sepse është më shumë se dy vite U.D...Nëse ju pranoni që në kontuinitet dhe pas katër muaj zgjedhje të punoni me U.D jashtë bazës ligjore, këtë në komision nuk mund ta bëni. Njëjtë vlen edhe për kryeinspektorin, më shumë se tre vite U.D nuk mund të marrë pjesë fare në raportim zyrtar në komision sepse është shkelje e ligji...Prandaj, ata nuk e kanë vendin në komision, sepse nuk janë persona përgjegjës ligjor, mund të jenë të preferuarit e kujtdo qoftë por ligjërisht ata nuk kanë mandat, duke qenë kështu ata mund të rrinë në rreshtin e dytë, mund të konsultohesh kur të kesh nevojë, por jo të raportojnë as komisionit, sepse nuk e lejon ligji...Prandaj nuk mundemi të vazhdojmë kështu, nëse jeni të gatshëm të raportoni për atë që jeni ftuar mirë, nëse jo, thuani nuk mundemi, nuk dimë...Ne nuk mund të bëjmë shkelje të ligjit, bile ata ka qenë mirë kështu miqësisht të na lirojnë krejt prej këtu, nuk kanë nevojë të vinë, as nuk i kemi ftuar, as nuk kanë bazë ligjore ", tha Shala.
Basholli ka shtuar se procedurat për t’u zëvendësuar këta janë sipas ligjit duke u zhvilluar, porse, ka pyetur Shalën që nëse të njëjtit kanë qenë të paligjshëm, pse nuk i ka hequr.
Basholli: Nëse kanë qenë të paligjshëm pse nuk i keni heq
“Këta janë si punonjës dhe udhëheqës me përgjegjësi të lartë në KPMM. Unë U.D i kam gjet, ju keni qenë kryetar i komisionit edhe pa ardhur unë aty, dhe i keni mbajt, procedurat për t’u zëvendësuar këta janë sipas ligjit duke u zhvilluar, është në proces rekrutimi i pozitës së drejtorit të përgjithshëm dhe kryeinspektorit, dhe për ata këta janë në marrëdhënie të punës sipas ligjit në fuqi...Nëse kanë qenë të paligjshëm pse nuk i keni heq”, tha ai.
Shala ka replikuar me Bashollin duke i thënë se kjo nuk është punë për ty.
Ndërsa, Basholli i është drejtuar duke i thënë se ‘i njëjti ka qenë i ligjshëm kur i jeni drejtuar me e-mail’.
Basholli: D.m.th ka qenë i ligjshëm kur e keni dërguar e-mail, kur e kemi konfirmuar marrjen pjesë në këtë komision
“Jo është, se mua po më drejtohesh, është punë edhe për mua. Kur jeni drejtuar në e-mail, keni kërkuar për me ardhë në raportim, ju keni drejtuar, Sali Mulaj, d.m.th ka qenë i ligjshëm kur e keni dërguar e-mail, kur e kemi konfirmuar marrjen pjesë në këtë komision, është dërguar edhe lista e pjesëmarrjes, keni mund të reagoni. Ne nuk jemi përgatitur për të, mbrojtur një procesverbal ose një punë të bordit të kaluar, dhe ju keni thirr për raportim të vitit 2023, s’keni përmend vitin 2024...Kërkoj që fjala t’i jepet Sali Mulaj për prezantim dhe çfarë të ka pyetje në prezantim të raportit ne jemi këtu”, tha Basholli.
Ndërsa, deputetja nga partia ën pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka propozuar që mbledhja të shtyhet për një ditë tjetër.
Kusari-Lila: Propozoj që ky raportim të shtyhet
“Po e shoh se mbledhja filloj me një formë tensionimit, kuptoj brengat e juaja në raport me mandatet e stafit civil të Komisionit të Pavarur të Minierave, Mineraleve, pro nuk e shoh se kemi pasur një rast të jashtëzakonshëm aktualisht, për arsyeje se secilën herë kur kemi ftuar anëtarët e bordeve kemi pasur edhe stafin ekzekutiv apo zyrtarin që është përgjegjës për çështje ekzekutive në radhë të ulur bashkë me anëtarët e bordit. Në cilindo rast situata e krijuar u rëndua me faktin se tashmë bordi që ka marrë detyrën në vitin 2024 nuk dëshiron të raportojë për bordin që ka udhëhequr ose ka qenë prezent në vitin 2023, ndërsa sipas deklarimit tuaj ne nuk po i shohim legjitim ata të cilëve ju ka skaduar mandati si U.D. Propozoj që ky raportim të shtyhet e që gjithashtu bordi aktual me informacionet që ka të merr përsipër që raportimin ta bëjë para këtij komisioni në një mbledhje të ardhshme”, tha Kusari-Lila.
Ndërkaq, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se përgjegjësia për raportim është e atyre që janë të zgjedhur.
Bunjaku-Rexhepi: Përgjegjësia për raportim është e atyre që janë zgjedh edhe për raportin 2022, 2023 dhe deri tek gjashtëmujori i këtij viti
“Pajtohem në parim me kolegen që është mirë të shtyhet ky raportim realisht. Por nuk mundet edhe pas një jave, apo dy jave, besoj se nuk ndryshon asgjë, nëse raportojnë këta pas një jave, sepse secili bord që është tash aktualisht duhet të raportojë edhe për bordin e kaluar. Përgjegjësia për raportim është e atyre që janë zgjedh edhe për raportin 2022, 2023 dhe deri tek gjashtëmujori i këtij viti. Besoj se as drejtori nuk zgjidhet brenda një jave që ne i japim hapësirë këtyre”, tha ajo.
Edhe deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se këtu nuk ka probleme me ligj, por me neglizhencën e qeverisë.
Lekaj: Këtu nuk kemi probleme me ligj, kemi probleme me neglizhencën e qeverisë
“Këtu nuk kemi probleme me ligji, kemi probleme me neglizhencën e qeverisë dhe atyre që kanë përgjegjësinë për t’i emëruar apo shpallur konkurse, nuk jeni të vetmit me U.D, ka mjaftë, që katër vite po na përcjell kjo gjendje”, tha Lekaj.
Ndërsa, deputeti Shala ka thënë se po u japin edhe një javë afat, porse të njëjtit do të raportojnë për vitin 2022, 2023 dhe për një pjesë të vitit 2024.
Shala: Po të japim edhe një javë afat, sot një javë vjen raporton para këtij bordi
“Po të japim edhe një javë afat, sot një javë vjen raporton para këtij bordi, komisioni për raportin 2022, 2023 dhe pjesën e 2024 deri ditën e sotme”, theksoi Shala.
Ndërkaq, në rend ditës ka qenë edhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2023, mirëpo të njëjtit nuk kanë mundur të raportojnë sot për shkak të agjendës që kanë bordi. Ndërsa, raportimi është shtyrë për mbledhjen e radhës.