Sot janë bërë një vit nga vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit.
Udhëheqësit e Kosovës dhe ambasadorë të huaj në vend e kanë shënuar këtë të martë, duke e nderuar "sakrificën” e rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku.
Analisti Rron Gjinovci, ka reaguar ashpër ndaj ambasadorëve të huaj që sipas tij vetëm po “kërkojnë të dënohen përgjegjësit”, e nuk kanë asgjë konkrete në lidhje me sulmuesit që po mbahen të lirë në Serbi.
“Çka po ju dokëm na juve, që hajna bari a? Bajuni, të paktën mos folni kurgjo, masi s'po mundeni me thanë kurgjo përmbajtësore”, shkruan Gjinovci.
Reagimi në Facebook:
Në këtë ditë sun pe baj hipokrizinë e shumicës së ambasadorëve: "Kërkojmë të dënohen përgjegjësit", "Kërkojmë përgjegjësi", "Autorët ndodhen të lirë në Serbi".
Po, edhe? Ju po na informoni neve qytetarëve a çka?
Prej kujt kërkoni përgjegjësi? Ku janë ata përgjegjës? Kush po i mbron? Pse ka Kosova sanksione e Serbija që i mbron jo?
Çka po ju dokëm na juve, që hajna bari a? Bajuni, të paktën mos folni kurgjo, masi s'po mundeni me thanë kurgjo përmbajtësore.