Gjeneral majori italian, Enrico Barduani, nga 11 tetori do ta marrë udhëheqjen e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë -KFOR.
Në një ceremoni që është e përvjetshme, Barduani, do ta zëvendësojë, nga posti i komandantit të KFOR-it, gjeneralin turk, Ozgan Ulutuash, i cili mori udhëheqjen e misionit, më 10 tetor 2023.
Në historinë 25 vjeçare të KFOR-it në Kosovë, Ulutash, ka qenë i pari gjeneral nga Turqia, që ka udhëhequr me trupat e misionit paqeruajtës së Aleancës-Veri Atlantike, që këtu u vendosën qershorin e 1999-ës, kjo pas kapitullimit të Serbisë, dhe çlirimit të Kosovës.
Pas ngjarjeve në Zveçan, në maj dhe shtator të vitit të kaluar, NATO-ja ka shtuar dukshëm numrin e ushtarëve të saj, si dhe patrullimet në vijën kufitare Kosovë-Serbi.