Kurti: Heroi Afrim Bunjaku vdiq në krye të detyrës duke rënë dëshmor në mbrojtje të sovranitetit shtetëror

Aktuale

Kurti: Heroi Afrim Bunjaku vdiq në krye të detyrës duke rënë dëshmor në mbrojtje të sovranitetit shtetëror

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 15:44
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies së tij.

Në akademinë përkujtimore të tij, Kurti ka thënë se Rreshteri Afrim Bunjaku ra derisa ishte në mbrojtje të sovranitetit dhe territorit të Kosovës.

“Rreshteri Afrim Bunjaku vdiq në krye të detyrës duke rënë dëshmor në mbrojtje të sovranitetit shtetëror dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës, dhe duke u kthyer në një hero të popullit dhe vendit tonë”, ka thënë Kurti.

I pari i ekzekutivit ka deklaruar se i ndjeri ishte i guximshëm edhe në momentet e fundit kur u vra nga grupi i serbëve në Banjskë në shtator të vitit të kaluar.

“Në fillim të ballafaqimit kur u vra Afrimi ishin nëntë zyrtarë policorë gjithsej Afrimi si zakonisht si e njohin mirë kolegët printe, printe me guxim sepse ishte i guximshëm, dhe ai u vra se nuk donte të pësonin kolegët më të rinj se ai”, ka pohuar Kurti.

Më tej, ai ka thënë se agresioni në Banjskë e pati për qëllim aneksimin e veriut të vendit.

“Një vit më parë shteti ynë Republika e Kosovës u ballafaqua me sfidën më të rrezikshme që prej shpalljes së pavarësisë, mëngjesin e hershëm të 24 shtatorit të vitit 2023 një grup terroristësh të mbështetur, të armatosur, të financuar, të trajnuar dhe të instruktuar nga shteti i Serbisë., kryen një akt të qartë agresioni, me qëllim shkëputjen dhe ankesimin e një pjese të territorit të Kosovës, në veri të saj”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat