“Vuqiçit i dështoi plani A, tani përmes Ramës, do përdor planin B”/ Çka po “zihet”? Gacaferi: Shumë shpejt do ndëgjoni...

Aktuale

“Vuqiçit i dështoi plani A, tani përmes Ramës, do përdor planin B”/ Çka po “zihet”? Gacaferi: Shumë shpejt do ndëgjoni...

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2024 Në ora: 16:00
Aleksander Vuçiq dhe Edi Rama

Nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së fundi erdhi një ide paksa e çudtishme dhe e papritur.

Ai ka dhënë idenë për “transformimin e qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar”, ide kjo për të cilën ka marrë kritika të ashpra.

Analisti Luan Gacaferi, ka thënë se ky plan nuk është i Ramës por i Vuçiqit.

Sipas tij, “meqenëse Vuqiçit i dështoi plani A për copëtimin e Kosovës, tani përmes vasalit të tij Edi Rama, do përdor planin B për të krijuar mini shtete religjioze ortodokse në Kosovë!”

Postimi i plotë:

Dje në një postim timin për shtetin sovran religjioz Bektashian mbrenda shtetit, ju thashë se ky plan nuk është i Ramës por është urdhër i Vuqiçit qe "shembullin" e Ramës ta përdori për kishën ortodokse serbe në Kosovë, për të kërkuar shtet sovran religjioz ortodoks serb, brenda shtetit të Kosovës!

Sot po lexoi se edhe disa gazetar paskan ngrehur të njëjtat shqetësime si unë, dje, për shtetin sovran religjioz Bektashian mbrenda shtetit në Shqipni!

Meqenëse Vuqiçit i dështoi plani A për copëtimin e Kosovës, tani përmes vasalit të tij Edi Rama, do përdor planin B për të krijuar mini shtete religjioze ortodokse në Kosovë!

Shumë shpejt do ndëgjoni kur Serbia do kërkojë përmes kishës ortodokse serbe në Kosovë, mini shtete fetare si manastirin e Deçanit, pastaj patriarkanës së Pejës dhe me siguri edhe në Graqanicë!

Dhe për ta pasur akoma ma të qartë ku fshihet lepuri, mjafton të analizojmë se çka ju dashtë Edi Ramës qe të flasë në OKB për shtetin sovran religjioz Bektashian në Shqipni!!!????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat