Sveçla: I përulem sakrificës së Afrim Bunjakut për atdhe

Aktuale

Sveçla: I përulem sakrificës së Afrim Bunjakut për atdhe

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 16:09
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kujtuar heroin Afrim Bunjaku në përvjetorin e rënies së tij, më 24 shtator të vitit 2023, në Banjskë të Zveçanit.

Në akademinë përkujtimore të Afrim Bunjakut, Sveçla tha se përulet para sakrificës që dha i ndjeri për Kosovën derisa ishte në krye të detyrës.

“Ka shumë data në kalendarin historik janë shumë dhimbje dhe krenari, 24 shtatori është data më e re në kalendarin tonë, ajo tregon për aktin heroik të Rreshterit Afrim Bunjaku dhe mbi të gjitha shënimin e një fitoreje historike”.

“I përulem sakrificës së Afrim Bunjakut për atdhe, me të është shënuar një fitore e pakthyeshme e vendit tonë”, ka thënë Sveçla.

Sveçla, më tej iu drejtua familjes së Bunjakut dhe u tha: “Do të jemi gjithmonë në krah dhe në shërbim të familjes suaj”.

Më tej, ai ka thënë se agresioni në Banjskë paraqet Serbinë që, sipas tij, nuk ka ndryshuar.

“Ky sulm shpërfaq plotësisht Serbinë që nuk ka ndryshuar asgjë në natyrën e saj agresive ndaj shteteve të saja fqinje”.

“Regjimi në Beogradi provoi dhe dështoi, nëse provon sërish do të dështojë”, ka thënë Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat