Hamza: Nga sot, 130 të rinj praktikantë me pagesë në institucionet e Mitrovicës, duhet ta frenojmë ikjen e tyre

Aktuale

Hamza: Nga sot, 130 të rinj praktikantë me pagesë në institucionet e Mitrovicës, duhet ta frenojmë ikjen e tyre

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 16:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka njoftuar se “nga sot 130 të rinj të moshës 16-25 vjeçare do ta kryejnë praktikën me pagesë në institucionet publike të Komunës”.

Kandidati i PDK-së për kryeministër shkroi se të rinjve të Kosovës “u mjafton shpeshherë vetëm një përkrahje institucionale që të ecin me hapa të shpejt në punë dhe karrierë”.

Kosova ka shumë të rinj të talentuar, që u mjafton shpeshherë vetëm një përkrahje institucionale që të ecin me hapa të shpejt në punë dhe karrierë. Në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”, i cili mbështetet nga Komuna e Mitrovicës dhe misioni i UNICEF-it në Kosovë, nga sot 130 të rinj të moshës 16-25 vjeçare do ta kryejnë praktikën me pagesë në institucionet publike të Komunës së Mitrovicës”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.

Ai thotë se duhet krijuar mundësi të reja për ta ndalur ikjen e të rinjve nga vendi.

“Tregu i punës në Kosovë është mjaft specifik dhe sidomos për të rinjtë, me zhvillimin e teknologjisë informative, po ndryshon në mënyrë të vazhdueshme. Ne duhet të krijojmë mundësi të reja që e frenojnë ikjen e të rinjve dhe t’iu ndihmojmë atyre të gjejnë perspektivë ekonomike në Kosovë, pranë familjeve të tyre!”, shkruan Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat