Polici që ishte me Afrim Bunjakun në detyrë: Jemi përpjekur jashtëzakonisht që ai t’iu mbijetojë plagëve

Aktuale

Polici që ishte me Afrim Bunjakun në detyrë: Jemi përpjekur jashtëzakonisht që ai t’iu mbijetojë plagëve

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 16:30
Mirsad Kryeziu, zyrtari i Policisë së Kosovës

Mirsad Kryeziu, zyrtari i Policisë së Kosovës, i cili ishte afër momentit të fundit të jetë së heroit Afrim Bunjaku, ka treguar se si u ndodhi sulmi në Banjskë nga grupi serb.

Në akademinë përkujtimore për heroin Afrim Bunjaku në një vjetorin e rënies së tij, ai ka theksuar se Afrim Bunjakun nuk do ta harrojë asnjëherë në jetë.

“Pata fatin e mirë që e kam takuar, dhe krenarinë time të madhe që të mos e harrojë asnjëherë në jetë, jemi njoftuar si dy përgjegjës të ekipeve, pas komunikimit që zhvilluan filluam kontrollimin e perimetrit ku ishin vendosur kamionët”.

“Nga grupi serb u aktivizua një mjet shpërthyes në pjesën ku ishte Afrim Bunjaku në ato moment filluan të shtëna në drejtimet tona, ndonëse të sfiduar nga errësira jemi përgjigjur më zjarr, kam vërejtur se është plagosur rëndë Afrim Bunjaku, edhe kolegu Alban Rashiti që ishte afër”.

“Mes breshërish të plumbave kemi arritur të tërheqim Bunjakun për trajtim, jemi përpjekur jashtëzakonisht shumë që t’u mbijetojë plagëve, por për fat të keq nuk ia kam dalë, sa më shumë  tërhiqja aq më shumë shtoheshin të shtënat”, ka thënë Kryeziu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat