Tali: Organizatori i sulmit Aleksander Vuçiç, fillon të trajtohet si “politikan properëndimor”, Radoiçiçi jeton si knjaz në Beograd e Novi Sad

Aktuale

Tali: Organizatori i sulmit Aleksander Vuçiç, fillon të trajtohet si “politikan properëndimor”, Radoiçiçi jeton si knjaz në Beograd e Novi Sad

Nga: A.SH Më: 24 shtator 2024 Në ora: 16:48
Vuçiq dhe Radojçiq

Sot është përvjetori i vrasjes së rreshterit policor, Afrim Bunjaku nga terroristët serbë.

Analisti Driton Tali ka thënë se nëse veç agjensitë e huaja kanë qenë në dijen për rastin para se të ndodhte “atëherë shtrohet pyetja: pasi që miqët tanë e dijnë mirë se çka ndodhi pse, bie fjala BE, zyrtarisht nuk reagoi menjëherë duke e dënuar sulmin terrorist por u deklarua me "duhet të presim rezultatet e hetimeve" e pastaj "të presim vendimin gjyqsor"?!”.

Postimi i plotë

Nëse agjencitë e miqëve tanë perëndimorë (shteteve të Kforit me theks të veçantë ShBA, Gjermani, Francë e Britani) i lajmëruan institucionet tona për sulmin terrorist në Banjë, sepse (sipas disa analistëve të cilëve ju lexova deklaratat dhe komentet) "institucionet tona për këso punësh ende janë jo adekuate", atëhere shtrohet pyetja: pasi që miqët tanë e dijnë mirë se çka ndodhi pse, bie fjala UE, zyrtarisht nuk reagoi menjëhere duke e dënuar sulmin terrorist por u deklarua me "duhet të presim rezultatet e hetimeve" e pastaj "të presim vendimin gjyqsor"?!

Çka keni me prit nëse ju na lajmëruat për atë sulm terrorist!? Ju i dini të gjitha detalet, që nga gjeneza, e keni njeriun tuaj aty brenda - nuk është se keni pa ëndërr!

E ndërkohë organizatori kryesor i atij sulmi, Aleksander Vuçiç, fillon të trajtohet si "politikan properëndimor" derisa Radoiçiçi jeton si knjaz në Beograd e Novi Sad.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat