SBASHK apel mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Aktuale

SBASHK apel mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:26
Rrahman Jasharaj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë apel mësimdhënësve të Arsimit Parauniversitar që të mos nënshkruajnë kontratat e reja të punës.

Sipas SBASHK, versionet që ata i posedojnë janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe se s’janë në përputhshmëri me Udhëzimin Administrativ të vitit 2015.

“Versionet që po qarkullojnë e që i posedon SBASHK-u janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar.

Prandaj kërkojmë nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë. Po ashtu, apelojmë te anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar të mos I nënshkruajnë këto farë versione të kontratave të punës edhe përkundër presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit”, thuhet në apelin e SBASH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat