Në shënimin e njëvjetorit të rënies së policit, Afrim Bunjaku, i vrarë gjatë agresionit në Banjskë, kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri ka Xhafer Tahiri ka bërë homazhe te varri i tij.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Tahiri tha se lulet te varri I heroit Afrim Bunjaku u vendosën si kujtesë e përbashkët dhe e përhershme ndaj vlerave kombëtare dhe kujtesës së heronjve tanë.
“Lavdi Heroit Afrim Bunjaku! Nderimi i tij është një përkujtim i përhershëm i sakrificës dhe guximit të atyre që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës. Bashkë me degën e LDK Vushtrri vizituam familjen e heroit, bëmë homazhe dhe vendosëm kurora te luleve te varri i heroit si kujtesë e përbashkët dhe e përhershme ndaj vlerave kombëtare dhe kujtesës së heronjve tanë.
Lavdi përjetë Afrim Bunjakut dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë!”, tha ai.