Sveçla: Rënia e Afrim Bunjakut, një moment dhimbjeje dhe krenarie

Aktuale

Sveçla: Rënia e Afrim Bunjakut, një moment dhimbjeje dhe krenarie

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:47
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka përshkruar momentin e rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si një moment që shkakton dhimbje dhe krenari të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit, periudha pas rënies së Bunjakut ka qenë shumë intensive dhe e mbushur me ngjarje në aspektin e sigurisë.

“Kemi dëshmi të dhëna, fakte për çfarë ka ndodhur. Tash a i dimë të gjitha, unë besoj që më kohën do të dalin ende informata e dëshmi të tjera. Nuk ka rast të ngjashme që ka dëshmi sesa ky rast. U bënë një vit duket se ka ndodhur para dy, tri javësh, aq intensive ka qenë kjo periudhë. Në anën tjetër ka pasur aq shumë ngjarje saqë nuk mund t’i numërosh.

Unë do të definoja si një moment të dhimbje të jashtëzakonshme. Për shkak se të humbjes së rreshterit Afrim Bunjaku. Po ashtu si një ngjarje që na gjallë krenari të jashtëzakonshme, për sukseset e një pas njëshme nga momenti i rënies së Afrim Bunjakut deri në ditën e sotme. Të suksesit të gjithë akterëve që mbulojnë fushën e sigurisë”, ka thënë Sveçla.

Krahas kësaj Sveçla ka theksuar se, ndonëse nuk kanë pasur informata specifike për sulmin e Banjskës, por kanë pasur informata për trajnimet e grupeve në Serbi.

“Kishim informata inteligjente, grupe individësh janë duke u trajnuar në Serbi. Në veri të kufirit tonë. Diku më afër diku më larg. Këto ishin disi të dhënë inteligjente. Patjetër edhe të këtyre ne ishim të brengosur por edhe duke u përgatitur për skenarë të këtillë. Nuk kemi pasur informata për Banjskën veçanërisht në kuptim e kohës së sulmit”, ka thënë Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat