Ambasada italiane kujton Afrim Bunjakun

Aktuale

Ambasada italiane kujton Afrim Bunjakun

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 17:58
Afrim Bunjaku

Ambasada e Italisë në Kosovë ka kujtuar sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, që la të vdekur ish-rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun.

Në një-vjetorin e vrarjes së tij, Ambasada italiane është deklaruar se duhet të mbahen përgjegjës të gjithë ata që morën pjesë në këtë sulm terrorist.

Reagimi i ambasadës:

“Le të përkujtojmë dhe nderojmë kujtimin e oficerit Afrim Bunjaku, i vrarë frikacakisht në sulmin në Banjskë një vit më parë. Italia rikonfirmon qëndrimin e saj se përgjegjësit e këtij krimi të tmerrshëm, së bashku me të gjithë të përfshirët, do të mbajnë përgjegjësi të plotë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat