Kastrati: Kosova t’i bëjë presion Serbisë në Bruksel për rastin Banjska

Aktuale

Kastrati: Kosova t’i bëjë presion Serbisë në Bruksel për rastin Banjska

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 18:13
Kadri Kastrati

Kadri Kastrati, njohës i fushës së sigurisë dhe ish-komandat i FSK-së, i ftuar në “Info Plus” të RTK-së me rastin e një vjetorit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka komentuar zhvillimet rreth kësaj çështjeje një vit pas. Ai ka thënë se Kosova, pos kanaleve diplomatike duhet të bëjë presion mbi Serbinë edhe në takimet që po mbahen në Bruksel, që Serbia të bashkëpunoj në këtë drejtim.

Kastrati me këta rast tha se është i kënaqur si qytetar në radhë të parë që 11 muaj pas sulmit Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 45 personave, 3 prej tyre në paraburgim kurse të tjerët në arrati dhe të lirë në Serbi.

“Unë pres që sa më parë të krijohet një grup gjykues i cili do të filloj gjykimin në mungesë të të gjithë të akuzuarve”, tha Kastrati.

Ndërkaq rreth kërkesës së Kosovës për ekstradim të autorëve të këtij sulmi përfshirë organizatorin kryesor Millan Radoiçiq, përfshirja e shtetit serb në këtë sulm dhe në përgjithësi, Kastrati thotë se Serbia nuk do të bashkëpunoj rreth kësaj çështjeje, që t’i kthej këta terrorist në Kosovë për tu gjykuar.

“Pres që Qeveria e Kosovës nëpërmes kanaleve diplomatike dhe takimeve që i ka me Serbinë në Bruksel, që të bëjë presion të vazhdueshëm që Serbia duhet të bashkëpunoj në këtë drejtim, sepse me 24 shtator 2023  është sulmuar sovraniteti i Kosovës, institucionet e Kosovës dhe Kosova në përgjithësi”, tha Kastrati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat