Misioni numër dy i Kocit, avokat i familjes së Afrim Bunjakut

Aktuale

Misioni numër dy i Kocit, avokat i familjes së Afrim Bunjakut

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 18:19
Arianit Koci

Sot është bërë një vit prej kur Afrim Bunjakut i morën jetën plumbat e grupit terrorist serb që sulmoi Banjskën e Zveçanit.

Pikërisht një vit e një ditë pas atij sulmi, nesër më 25 shtator do të mbahet seanca fillestare për rastin “Banjska”.

Burimet pohojnë se avokati i njohur, Arianit Koci, do të jetë përfaqësues ligjor i familjes së Afrim Bunjakut, pasi vullnetarisht ndihmoi familjen Hajrizi, djali i së cilës, Fatoni, u vra në Serbi.

Seanca e nesërme për rastin “Banjska” pritet të fillojë në ora 09:30, teksa aktakuza për këtë rast u ngrit më 11 shtator të këtij viti, kundrejt 45 personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat