Pse nuk u eliminuan të gjithë terroristët? – Sveçla: Policët s’janë ‘supermenë’, bënë maksimumin e tyre

Aktuale

Pse nuk u eliminuan të gjithë terroristët? – Sveçla: Policët s’janë ‘supermenë’, bënë maksimumin e tyre

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 18:36
Banjskë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka treguar një performancë të jashtëzakonshme në përballje me grupin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai theksoi se pavarësisht disa raportimeve për një ndërmjetësim që do të krijonte një korridor për largimin e terroristëve, Policia nuk ka hezituar të përballet me ta.

Sveçla sqaroi se në këtë betejë nuk ka pasur ndërhyrje nga KFOR-i, EULEX-i apo ndonjë tjetër, dhe se gjithçka është trajtuar nga forcat policore të Kosovës.

“Për këtë pikë mund të flas me një komoditet të jashtëzakonshme. Këtu në këtë betejë ka qindra e qindra dëshmitarë. Realisht ata duke parë së humbasin terren, duke iu frikësuar një rrethimi të plotë, të çeliktë, kanë ik. Kanë ikë siç shihet në incizime. As nuk ka pasur hezitim nga Policia për tu ballafaquar me ta. As nuk ka pasur urdhër më u ballafaquar me ta. As nuk k pasur ndonjë tentim e lër më ndërmjetësuar nga askush. As nga KFOR-i, as  nga EULEX-i, as nga përfaqësuesit apo institucione të tjera.

Këtu ka qenë moment lufte, këtu është bërë luftë. S’ka pas fjalë për ndonjë farë negocimi. Thjesht Policia e jonë në rrethanat e atëhershme ka bërë maskimin dhe ka arritur maksimumin e suksesit”, ka thënë Sveçla.

Ministri theksoi se dëshira për të eliminuar plotësisht grupin terrorist ishte e madhe, por mundësitë në ato rrethana ishin të kufizuara.

“Droni i ka pasur në pëllëmbë të dorës… (Policët) S’kanë qenë supermena për të fluturuar. As nuk ka pasur helikopter. Dronët nuk i kemi pasur me pajisje që shkaktojnë vdekje… tjetër gjë është dëshira, tjetër gjë është mundësit maksimale në ato rrethana”, ka shtuar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat