“Falë Afrim Bunjakut, Kosova gëzon siguri më të madhe”, përkujtohet heroi në një vjetorin e rënies

Aktuale

“Falë Afrim Bunjakut, Kosova gëzon siguri më të madhe”, përkujtohet heroi në një vjetorin e rënies

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 18:53
Homazhet tek varri i Afrim Bunjaku

Me rastin e 1 vjetorit të rënies heroike të rreshterit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku i cili u vra më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit pasi që një grup terrorist serb sulmuan policinë e Kosovës, kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministra, deputet dhe amabasdori amerikan, Jeffrey Hovenier bënë homazhe te varri i Afrim Bunjakut. Kryeministri Kurti tha se rënie e Afrim Bunjakut ka treguar se Kosova i del zot vendit, dhe se grupi terrorist nuk arriti të frikëson policinë e Kosovës. E Glauk Konjufca deklaroi se Afrim Bunjaku është shembull se si njeriu duhet të reagon kur e kërkon shteti.

Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë u vendosën paraprakisht.

Të parët vinë eprorë të Policisë.

Ata vizitojnë familjen e kolegut të tyre, rreshterit Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht gjatë ballafaqimit me grupin terrorist në Banjskë të Zveçanit sot një vit.

Në këtë përvjetor të parë, në familjen e Bunjakut erdhën edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca e ministra të kabinetit.

Pas vizitës, vazhduan për te varri i heroit të Republikës, aty ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i ShBA-ve, Jefrrey Hovenier.

I pari homazhet i filloi i pari i qeverisë, më pas ministra, deputet e ambasadori Hovenier.

Pas përfundimit të homazheve, kryeministri tha se me rënien heroike të Afrim Bunjakut, Kosova sot gëzon siguri më të madhe.

“Rënia e Afrim Bunjakut, është dëshmi që Kosova edhe i del zot vetes edhe ngadhënjen në çdo betejë. Sot që po flasim Kosova nuk ka burime të brendshme që e cenojnë sigurinë, apo stabilitetin e të cilat ne nuk arrimë t’i kontrollojmë apo menaxhojmë. Anembanë Kosovës në çdo cep është shteti i Kosovës, shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me nderë dhe përkushtim”, tha Kurti.

Sipas kryeministrit, Bunjaku bashkë me kolegët e tij, arritën të shpartallojnë grupin e Millan Radojiçiq ndonëse policia e Kosovës pati armatim më pak.

“Forcat të cilat ishin të financuara e të dirigjuara nga serbia me paramilitar të cilët keshin shumë më shumë armatim se sa Afrim Bunjaku me shokë,  ikën me turp, i lanë të vrarët dhe të plagosurit e tyre dhe sot fshihen nëpër Serbi sepse e dinë që e kanë humbur betejën me shtetin tonë”, tha Kurti.

Ndërkaq kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca deklaroi se rreshteri Bunjaku është shembull kur shteti kërkon mbrojtje.

“Ai e la shembullin më të vyer edhe për vëllezërit e motrat e tij, që e vazhdojnë detyrën në policinë e Republikës së Kosovës, se si duhet të veproi njeriu në momentet vendimtare kur e kërkon shteti dhe republika. Prandaj ne do ta kujtojmë gjithmonë Afrim Bunjakun, ashtu siç e kujtojmë edhe Enver Zymberin i cili ra për të njëjtin qellim trembëdhjetë vite më përpara”, tha Konjufca.

Homazhe bënë edhe deputetët e kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat