Kush humbi e kush përfitoi nga sulmi terrorist në Banjskë?

Aktuale

Kush humbi e kush përfitoi nga sulmi terrorist në Banjskë?

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 18:57
Policia e Kosovës

Nga akti i agresionit në Banjskë të Zveçanit, përfituese e mosveprimeve nga ana e ndërkombëtarëve konsiderohet të jetë Serbia. Ndërkohë, mënyra e reagimit ndaj këtij agresioni vlerësohet si fitore për Kosovën.

Akti i agresionit në Banjskë të Zveçanit, deklarativisht u dënua nga të gjithë akterët vendor e ndërkombëtar.

Megjithatë, gjatë periudhës një vjeçare, vlerësohet se kanë munguar veprimet që e dënojnë Serbinë, si shteti që qëndroi pas këtij akti.

“Fatkeqësisht, bashkësia ndërkombëtare është dashur të reagojë, nuk ka reaguar si çdo herë në dëm të Serbië. Është dashur t’i vë masa Serbisë, por nuk e ka bërë. Përkundrazi, masat që i janë vendosur Kosovës qysh para këtij akti agresiv, nuk janë hequr akoma. Dhe në këtë rast, thjesht ka përfituar Serbia dhe po përfiton Serbia, jo vetëm me rastin e Banjskës të këtij rasti të agresionit ushtarak, terrorist e shtetëror të Serbisë, por edhe në raste të tjera dhe komponenta diplomatike”, tha profesori universitar, Mazllu Baralilu.

Mirëpo, konsiderohet se edhe Kosova ka përfituar nga rasti i Banjskës.

Kuvendi i Kosovës, disa ditë pas ngjarjes miratoi një rezolutë që e dënonte sulmin në Banjskë, kurse në muajin tetor të vitit të kaluar, edhe Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për të njëjtin qëllim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat