Kadrijaj e bindur: AAK do del e shkëlqyeshme në zgjedhjet e shkurtit

Aktuale

Kadrijaj e bindur: AAK do del e shkëlqyeshme në zgjedhjet e shkurtit

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:17
Time Kadrijaj

Time Kadriaj, deputete e AAK-së  në intervistën e dhënë u shpreh e bindur se kjo parti në zgjedhjet e ardhshme do të dal me rezultate të mira.

“Aleanca qëndron mirë, qëndron fuqishëm jemi në terren, jemi të konsiliduar. Po e shoh nëpër sondazhe edhe njerëzit e lëvizjes Vetvendosje kot e kanë që thojnë sdo ta kalojnë pragun sepse edhe në periudhat më të vështira, në periudhën kur z. Haradinaj  nuk ka qenë këtu, pra një parti pa një lider i kemi mbijetuar të gjitha sfidave”, deklaroi Kadriaj.

E për këtë, deputetja Kadriaj përmendi edhe koalicionet e ndërlidhura me parti tjera.

“Prapë do të jemi mirë plus tani në koalicion me Nismën dhe partitë tjera, Aleanca jo që rrezikon pragun por do të dal shkëlqyeshëm në këto zgjedhje”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat