Gërvalla takon homologun grek, flasin për situatën në Ballkan

Aktuale

Gërvalla takon homologun grek, flasin për situatën në Ballkan

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:19
Donika Gërvalla dhe Giorgos Gerapetritis

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis, u takuan në kuadër të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

Ministrja Gërvala dhe ministri grek kanë biseduar rreth forcimit të partneritetit mes dy vendeve dhe situatës së përgjithshme në Evropë dhe në Ballkan.

Në këtë takim, siç ka njoftuar MPJD-ja, ministrja Gërvalla nënvizoi përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ekonomik me Greqinë, duke e vlerësuar lart mbajtjen e forumit të përbashkët ekonomik si një platformë për nxitjen e investimeve të ndërsjella dhe krijimin e mundësive të reja për rritjen ekonomike të të dyja vendeve.

Po ashtu, sipas njoftimit, dy ministrat biseduan edhe rreth bashkëpunimit rajonal në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan si dhe proceset integruese euroatlantike të Republikës së Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat