Rrëfime rrëqethëse të familjarëve të Afrim Bunjakut: Nuk ishte vetëm i joni por i gjithë Kosovës

Aktuale

Rrëfime rrëqethëse të familjarëve të Afrim Bunjakut: Nuk ishte vetëm i joni por i gjithë Kosovës

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 19:45
Afrim Bunjaku

Këtë të martë, më 24 shtator u bë një vit që nga sulmi terrorist në Banjskë, aty ku edhe mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Me këtë rast, liderët qeveritar, familjarë, koleg e miq vizituan familjen e të ndjerit Bunjaku, duke kujtuar veprën e të rënit për atdhe në krye të detyrës.

Familjarët e rreshterit Bunjaku për mediumin Kanal10 rrëfyen kujtimet për të.

Vëllau, Mujë Bunjaku tha se ai me vullnet e plotë dëshirë i shërbeu vendit për vite me rradhë.

“Si fëmijë ishte i dashur edhe i rritur, por edhe kur filloi detyrën në policinë e Republikës së Kosovës. Ka qenë shumë i respktueshëm dhe e donin të gjithë”, tha ai.

Edhe xhaxhai, Gani Bunjaku bëri të ditur se që në vogjëli, Afrimi donte të bëhej polic.

” U regjistrua në gjimnazin e Vushtrrisë e kur iu dha mundësia kaloi në Akademinë e policëve. Ishte rreshter, e kur e emëruan në Mitrovicë tha se kurrë më i lumtur nuk ka qenë. Unë duke e njohur mentalitetin e popullit serb i thash të kishte kujdes se ata janë të uritur për gjak të shqiptarit. Tha nuk frikësohem se nuk jam duke shkuar në Serbi por duke shkuar në Mitrovicën e Kosovës”, tha mes tjerash ai.

Qazim Bunjaku, djali i xhaxhait të tij i cili tregoi veçantit e heroit, tashmë të ndjerë,

“Afrimi ka qenë i urtë, i qetë e i sjellshëm, i afërt me familje e me shok të punës, atdhetar sa të duash. E donte punën jashtëzakonisht shumë, ne kemi pasur humbje por Afrimi s kishte qenë vetëm i joni, por i gjithë Kosovës”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat