Ëndrra për shërbim ndaj shtetit – Rrëfimi për rreshterin, Afrim Bunjaku

Aktuale

Ëndrra për shërbim ndaj shtetit – Rrëfimi për rreshterin, Afrim Bunjaku

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 20:16
Afrim Bunjaku

Bashkë u rritën e në formë imagjinare, me vete e kishin edhe një uniformë blu në të cilën, Afrim Bunjaku planifikonte t’i shërbente vendit.

Kur kjo ëndërr iu bë realitet, një ditë para se ta përmbushte dëshirën, emocionet e lanë zgjuar gjithë natën.

“Ëndërr e ka pasur që kur ka qenë i vogël se ne jemi rritur bashkë. Katër vjet para tij kam qenë, thoshte gjithmonë se do bëhet polic. Edhe lojërat me fëmijë i bëjshin sikurse police. Uniformën e deshti shumë. Atë ditë, atë natë nuk fjeti nga gëzimi, mezi priste të bëhej mëngjes e të emërohej polic. Dëshirën më të madhe e ka pas terrenin, kontaktin me popull,” tha Mujë Bunjaku, vëllai i Afrim Bunjakut

Lajmin për vrasjen e rreshterit, vëllait të tij një vit më parë në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, Mujë Bunjaku e kishte marrë nga familjarët e tij në Kosovë, ngase vet gjendej në kurbet.

Thoshte gjithmonë se ata që nuk e respektojnë Republikën e Kosovës, ligjin e saj, nuk kanë vend. Kanë vend për ata që respektojnë Kushtetutën e Kosovës. Nuk po them se të gjithë janë terroristë…për grupet si i Radojçiqit s’ka vend, askund në botë. Për këtë ra ai, s’i la të hyjnë,” tja Mujë Bunjaku.

Familjarët e heroit Afrim Bunjaku e kanë një shpresë sesi mund të gjejnë pak qetësi për humbjen e tij.

“E kanë zgjat deri e ngritën aktakuzën mirëpo shpresojmë që bashkësia ndërkombëtare do të bëjë presion e do t’i dorëzojë. Sepse pa dorëzimin dhe gjykimin e tyre, nuk ka drejtësi. Si familjar bëj apel, se ne si shtet dihet se s’na marrin parasysh. E vetmja mundësi është të dorëzohen dhe të gjykohen, duhet këtu të gjykohen se këtu ka ndodhur rasti,” shtoi Bunjaku.

Krenar shprehen familjarë të tjerë të cilët thonë se situatën në veri të vendit, i ndjeri ua kishte përmendur shpesh.

“Ne e kemi humb Afrimin si person, po Afrimi s’kishte qenë vetëm i yni. Afrimi kishte qenë i gjithë Kosovës. E ka desht pa masë unformën. Ishte i sjellshëm, i qetë, i dashur, atdhetar…më  thoshte se puna s’është mirë po atdheun na duhet ta ruajmë me çdo kusht, pa marrë parasysh. Kur po i analizoj tash, më dukej sikur e dinte që do ndodhte diçka,” deklaroi Qazim Bunjaku djali i axhës së Afrim Bunjakut.

Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës, u vra nga sulmuesit serb, të cilët në krye me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq u futën në Kosovë dhe filluan të sulmojnë policinë mëngjesin e 24 shtatorit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat