KFOR njofton për një konferencë me Policinë dhe EULEX’in, ja për çfarë arsye

Aktuale

KFOR njofton për një konferencë me Policinë dhe EULEX’in, ja për çfarë arsye

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Komanda Rajonale e Perëndimit të misionit të KFOR organizoi një “Konferencë të Sigurisë dhe Koordinimit”, në Kampin Villaggio Italia, që ndodhet afër Pejës.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Komandantët Rajonalë të Policisë së Kosovës (PK) dhe Policisë Kufitare të Kosovës (KBBP).

Koloneli Rocco Mundo, Komandanti i Komandës Rajonale Perëndim hapi punimet, duke theksuar bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it me të gjithë homologët e tij dhe rëndësinë e koordinimit ndërmjet Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat