Tentoi ta lëshojë Kosovën edhe pse nën masën e dorëzanisë, arrestohet i dyshuari për laboratorët e drogës

Aktuale

Tentoi ta lëshojë Kosovën edhe pse nën masën e dorëzanisë, arrestohet i dyshuari për laboratorët e drogës

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 20:22
Ilustrim

Sinisa Nedeljkoviq ka tentuar të ik sot prej Kosovës në drejtim të Serbisë, përmes pikës kufitare në Jarinje.

Por, i njëjti është kapur nga policia kufitare dhe është dërguar në mbajtje.

Nedeljkoviq tentoi të ik nga Kosova vetëm një javë pasi Gjykata e Prishtinës ia caktoi masën prej 30 mijë euro dorëzani, i cili dyshohet për veprën penale të prodhimit, përpunimit të paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

“Gjykata, vlerësoi se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e dorëzanisë ngase ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S. N. ka kryer veprat penale për të cilat dyshohet dhe se janë plotësuar edhe kushtet dhe arsyet e kërkuara me ligj për caktimin e dorëzanisë”- shkruhej në vendimin e Gjykatës së Prishtinës.

Gazeta në maj të 2022 kishte raportuar ekskluzivisht se Policia e Kosovës kishte zbuluar një laborator droge në vendin ku dyshohej për kriptovaluta.

Për rastin kishte reaguar edhe ministri Xhelal Sveçla.

“Pandalshëm do ta luftojmë krimin në Republikën tonë. Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg”.

:Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material. Ky është rezultat i vendosmërisë së madhe duke bërë kështu që çdo ditë e më shumë vendi ynë të çlirohet nga krimi. Ju lumtë Policia dhe Dogana e Kosovës”, njoftonte ministri i Brendshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat