Vokrri: Ka një ndryshim rrënjësor të situatës në veri pas rastit Banjska

Aktuale

Vokrri: Ka një ndryshim rrënjësor të situatës në veri pas rastit Banjska

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 21:32
Arbër Vokrri

Arbër Vokrri, zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se një vit pas sulmit në Banjskë atje ka ndryshuar situata rrënjësisht.

Ai ka thënë se 24 shtatori i vitit 2023 i ka dhënë vulë ndryshimit të madh në veri.

“Angazhimi policor ka filluar shumë më herët se sa që kur ndodhi Banjska, mirëpo ai ka qenë kapërcimi i madh, pra data e sotme e para një viti ka qenë ajo që i ka dhënë vulë këtij ndryshimi të madh që ka ndodh në teren”, ka thënë Vokrri.

Tutje Vokrri ka thënë se sakrifica e pjesëtarëve të policisë ka mundësuar që veriu por jo vetëm ai të frymoj lirisht dhe të mos jetë më nën kërcënimet e grupeve të organizuara kriminale terroriste.

“Këtë e ka mirëpritur publiku i gjërë i Kosovës dhe jo vetëm”, ka thënë ndër të tjera Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat