Arbër Vokrri, zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se një vit pas sulmit në Banjskë atje ka ndryshuar situata rrënjësisht.
Ai ka thënë se 24 shtatori i vitit 2023 i ka dhënë vulë ndryshimit të madh në veri.
“Angazhimi policor ka filluar shumë më herët se sa që kur ndodhi Banjska, mirëpo ai ka qenë kapërcimi i madh, pra data e sotme e para një viti ka qenë ajo që i ka dhënë vulë këtij ndryshimi të madh që ka ndodh në teren”, ka thënë Vokrri.
Tutje Vokrri ka thënë se sakrifica e pjesëtarëve të policisë ka mundësuar që veriu por jo vetëm ai të frymoj lirisht dhe të mos jetë më nën kërcënimet e grupeve të organizuara kriminale terroriste.
“Këtë e ka mirëpritur publiku i gjërë i Kosovës dhe jo vetëm”, ka thënë ndër të tjera Vokrri.