Kuçi: Lëvizja paqësore e LDK-së dhe lufta e UÇK-së ishin komplementare

Aktuale

Kuçi: Lëvizja paqësore e LDK-së dhe lufta e UÇK-së ishin komplementare

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 21:33
Hajredin Kuçi

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka folur mbi rrugën e popullit të Kosovës drejt lirisë dhe pavarësisë.

Kuçi tha liria u arrit kur u bënë bashkë reagimi i madh qytetar, kohezioni nacional dhe partneritetit ndërkombëtar.

“Asnjëherë nuk ka pasur mobilizim më të lartë qytetar sesa në vitet e 90-ta, respektivisht 98-99, që ta fitojmë lirinë, ne kemi pasur trima dhe njerëz të angazhuar jashtëzakonisht shumë qoftë për luftime, qoftë për çështje politike, njerëz të mençur shumë, njerëz të dijshëm, por shkalla e reagimit qytetar, kohezioni nacional dhe partneriteti ndërkombëtar nuk ka qenë kurrë më i lartë dhe këto kur u bënë bashkë arriti ajo që e quaj mrekulli për ne dhe për vendin tonë”, tha Kuçi.

Tutje, ai tha se lëvizja paqësore e LDK-së me në krye Ibrahim Rugovën kishte rol të rëndësishëm në këtë rrugëtim të Kosovës, pasi Rugova i lexonte drejt vlerat e perëndimit dhe kohezionit nacional.

“Nuk fiton vetëm ai që ka të drejtë por edhe ai që është në anën e drejtë dhe unë mendoj se vitet e 90-ta, lëvizja paqësore me zotërinë Rugova mendoj ne i ka bërë dy gjëra jashtëzakonisht pozitive, populli i Kosovës në tërësi, orientimi pro-perëndimor dhe kohezioni nacional, dhe unë mendoj se ka qenë lexues i drejtë i vlerave të perëndimit dhe kohezionit nacional, asnjëra pa tjetrën nuk do kishte ndodhur, të drejtën e shqiptarëve për pavarësi, për liri, për bashkim kombëtar ka qenë e drejta jonë më e fortë në vitin 1912, por ajo nuk është realizuar pa kohezion nacional dhe pa përkrahje perëndimore dhe mendoj se ky është një mësim jo vetëm për ne, por edhe për popujt e okupuar”, tha Kuçi.

Ish-zëvendëskryeministri shtoi se lëvizja paqësore e LDK-së dhe lufta e UÇK-së për çlirimin e vendit e kanë plotësuar njëra-tjetrën.

“Pas marrëveshjes së Deytonit ishte një sinjal i qartë se populli i Kosovës duhet të mendoj ndryshe, orientimi pro-perëndimor dhe politika paqësore, unë e kam thënë në Kuvend me bindje të plotë në ato debatet tona PDK dhe LDK dhe kam thënë mos u ndjeni keq ta zëmë se LDK-ja, lëvizja paqësore ka ndikuar që populli i Kosovës, bota demokratike ta kuptojë më drejtë pse po luftojmë ne, se kemi thënë po e provojmë çështjen paqësore po e shohim që s’po dhezë, po provojmë diçka tjetër, pra me fjalë të tjera, këto janë komplementare”, tha Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat