Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha në ‘Debat Plus’ lidhur me planin operativ të policisë kundër terroristëve në Banjskë të Zveçanit ka thënë se me KFOR-in ishin të koordinuar ndërsa planin operativ e kishte ndërmarr vetëm policia.
Hoxha ka thënë se për 18 minuta nga Prishtina kishte mbrritur në Mitrovicë pas marrjes së lajmit për sulmin në Banjskë.
“Me ekipën time nga Shtabi kryesor i policisë deri në qendrën e njësive speciale ‘Enver Zymberi’ ka qenë 18 minuta derisa kemi mbrri”.
Ai ka thënë se gjatë asaj rruge kanë kryesh shumë telefonata.
“Një nga komunikimet kryesore ka qenë me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ristuccia, pastaj me gjeneralin Barbanio që është shef i Misionit të EULEX-it, pastaj me ministron tonë të Brendshëm…pastaj kemi mbrri në qendren operative, në dhomën komanduese…”.
Ai ka thënë se kanë shpërnda informacionet me partnerët e sigurisë por edhe me nivelin politik.
“Operacioni i Banjskës është kryer plotësisht nga policia e Kosovës. KFOR-i ka qenë në prapavi dhe është koordinu me neve, mirëpo veprime operative në teren kundër grupit kriminal nuk ka ndërmarr. Të gjitha veprimet kanë qenë të ndërmarrura nga policia e Kosovës, ndërsa ne kemi komuniku me ta, i kemi dhënë informacionet që ne do të ndërhyjmë, komandanti i KFOR-it ka thënë që ne jemi përgjegjësi i tretë dhe ju jeni përgjegjësi i parë për të kryer detyrën. Pastaj ne i kemi kry detyrat tona”, ka thënë komandanti Hoxha.