Janë bërë një vit nga nga sulmi terrorist në Banjskë i udhëhequr nga kryekrimineli Milan Radojçiq.
Gjatë këtij sulmi u vra polici i Kosovës, Afrim Bunajku, ndërsa nga ana e grupit terrorist mbetën të vrarë tre persona të cilët ishin të armatosur rëndë.
Sulmin e grupit terrorist në Banjskë, ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu e ka konsideruar atentat të madh ndaj sigurisë së Kosovës.
Ai ka thënë se ky sulm është dënuar në mënyrë unanime nga të gjithë.
“Sepse kemi të bëjmë me një bandë të armatosur për qëllime finale e këto qëllime do t’i zbulojmë gjatë procesit qe do të zhvillohet këtu. Natyrisht problemi mbetet pasi ka pasur viktima, ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe sot e kujtojmë sakrificën e tij për sigurinë e Kosovës sepse pastaj ju ka mundësuar zyrtarëve të tjerë policorë që të intervenojnë dhe të bllokojnë qëllimin final të këtij grupi”, ka thënë De Riu.
Sipas tij, ky grup terrorist në mënyrë të çmendur ka tentuar që t’i ndërron letrat mbi tavolinë të gjendjes në Kosovë.