Djegia e vilës së Mefail Bajqinovcit, flasin nga policia

Aktuale

Djegia e vilës së Mefail Bajqinovcit, flasin nga policia

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 21:53
Mefail Bajqinovci

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i është djegur sot vila në Katunishtë të Podujevës. Policia e Kosovës ka nisur hetime për këtë rast, duke konfirmuar se nga ky incident nuk ka persona të lënduar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se hetimet po kryhen në bashkëpunim me prokurorin e shtetit.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën se  një villë në fshatin Katunishtë të Podujevës, është djegur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për ndonjë person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin kanë nisë një hetim për rastin”, tha Ahmeti.

Për djegien e vilës ka folur edhe vetë deputeti Bajqinovci, duke thënë se ai bashkë me familjen e shfrytëzojnë për qëndrim këtë vilë, por kur ka ndodhë incidenti nuk ka pasur persona brenda.

Ai tha se nuk ka informata mbi shkaqet e djegies së vilës, por se ka shkuar në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat